Turqia dhe Rusia diskutojnë për uljen e tensioneve në Siri
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar dhe homologu i tij rus, Sergei Shoigu, gjatë një bisede telefonike diskutuan për zhvillimet në provincën Idlib të Sirisë dhe angazhimet për të ulur tensionet në rajon, njoftoi të martën ministria turke e Mbrojtjes.
Një valë e përtërirë e dhunës në Sirinë veriperëndimore ka lënë të vrarë më shumë se 120 civilë.
Gjatë ditës së hënë, rebelët thanë se ndërmorrën një kundërsulm ndaj forcave qeveritare në Provincën Idlib.
Rajoni veriperendimor i Sirisë është bastion i fundit i opozitës në Siri pas tetë vjetësh të luftës civile.
Më 30 prill, forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad, nisën një fushatë të ashpër ndaj enklavave të rebelëve në Hama dhe Idlib.
Fraksion.com