AktualitetTë fundit

Turku kapet në kufi me mijëra euro dhe dollarë të padeklaruara; I gjenden dhe pulla vizash

Një shtetas turk është ndaluar nga policia kufitare në Kapshticë, duke goditur një rast të tentativës për transferta të paligjshme parash jashtë vendit, si edhe falsifikimit të vizave.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe kontrolleve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues shtetasin turk A.U., 52 vjeç, në një çantë personale të tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumën e parave.

Më konkretisht u gjetën dhe sekuestruan 5300 dollarë dhe 4095 euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që 52-vjeçari u vu në pranga.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

Fraksion.com