Stërvitja ‘Stuhia e Pranverës’ në Estoni hyn javën e dytë
Forcat nga e gjithë NATO aktualisht po marrin pjesë në Stërvitjen Stuhia e Pranverës në Estoni.
Duke u vendosur në veri-lindje të vendit, ushtria ka mbledhur së bashku mbi 9,000 trupa, mes të cilëve mijëra rekrutë estonezë, rezervistë, ushtarakë aktivë dhe qindra automjete nga 15 vende dhe partnerë të NATO-s. Ky është ushtrimi më i madh vjetor i kryer nga forcat e armatosura estoneze. Kjo stërvitje përfshin stërvitjen në zonat urbane dhe fshatrat. Forcat Mbrojtëse të Estonisë kanë bashkërenduar forcat ajrore, tokësore dhe detare, duke testuar bashkëpunimin mes niveleve të ndryshme të komandave dhe kryerjen e stërvitjeve të gatishmërisë.
“Stuhia e Pranverës tregon se NATO është e aftë të mbrojë kundër çdo kundërshtari”, tha zëdhënësi i NATO-s Piers Cazalet. “Ajo provon se sa mirë funksionojnë forcat tona dhe është një shprehje e fortë e solidaritetit të aleatëve”.
Ushtrimi do të testojë gatishmërinë e forcave të NATO-s për t’iu përgjigjur një krize imagjinare.
Rreth 1.000 trupa aleate të caktuara në betejën shumëkombëshe të NATO-s të vendosur në Estoni gjithashtu po marrin pjesë në stërvitje. Atao mbështeten nga avionë luftarakë Typhoon nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania së bashku me avionët polakë, dhe helikopterët Wildcat, Apache dhe Pavehawk. Rreth 2.600 rekrutë estonezë gjithashtu morrën pjesë në ushtrimin që shënoi dhe përfundimin e trajnimit të tyre. “Stuhia e Pranverës” është gjithashtu mundësia kryesore e trajnimit për rezervistët e vendit me më shumë se 2,300 pjesëmarrës.
Stuhia e Pranverës filloi më 6 maj dhe do të vazhdojë deri më 17 maj 2019.
Fraksion.com