Siguria ushqimore, AKU: 1820 kontrolle në një javë, 195 masa administrative
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë javës që shkoj në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit, ka kryer 1,820 kontrolle zyrtare në total, nga të cilat 615 kontrolle në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor (OBU) dhe 1,205 kontrolle ngarkesash në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK).
Janë kontrolluar në Pikat e Inspektimit Kufitar 1,205 praktika/ngarkesa me ushqime, ushqime për kafshë, produkte të mbrojtjes së bimëve dhe të mjekësisë veterinare duke marrë 32 mostra, të cilat kanë rezultuar konform.
Referuar kontrolleve zyrtare, përgjigjeve të raport-analizave dhe kërkesave të operatorëve të biznesit është vendosur masë administrative “Bllokim produkti” për 22.8 ton (mish dhe nënprodukte të tij, farëra, kripë etj), ii) masë administrative “Asgjësim produkti” për 2.5 ton (mish, kripë, ëmbëlsira, pije alkoolike dhe joalkoolike etj).
Janë marrë në total 70 mostra zyrtare dhe janë realizuar analiza laboratorike për 193 tregues analitik (kontroll zyrtar dhe autokontroll), nga të cilat, 2 mostra kanë rezultuar jokonform për të cilat është vendosur masa “Asgjësim produkti”.
Gjithashtu janë vendosur 195 masa administrative “Paralajmërim”, 13 masa administrative “Gjobë” me vlerë 2,420,000 lekë dhe 1 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit.
Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimin e produkti mish i papajisur me certifikatë veterinare dhe vulë, mungesë në dokumentacion shoqërues të importit, mosetiketim në gjuhën shqipe etj.
Nga 6 kërkesa për notifikimin e 26 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore, janë miratuar 18 etiketa, ndërsa 8 etiketa janë kthyer për saktësim dhe korrigjim.
Përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë 2 raste denoncimi. Nga 2 denoncimet është marr një masë administrative me gjobë, një masë administrative paralajmërim dhe një detyrë për “Përmirësimin e kushteve të tregtimit”.
Fraksion.com