AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Nuk ka negociata; Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se zgjedhjet lokale do të mbahen në datën e përcaktuar nga Kushtetuta.

“Nuk ka negociata, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhen me 30 qershorin se nuk kemi asnjë mundësi të negociojmë Kushtetutën e vendit, bëmë marrëveshje në 2017 dhe nuk e negociuam Kushtetutën dhe e refuzuam që në sekondën e parë dhe deri në të fundit shtyrjen e zgjedhjeve tej afatit kushtetues, këto nuk shtyhen dot asnjë ditë se Presidenti mes 23 dhe 30 ka zgjedhur 30, e drejta e tij, pra zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen në 30 qershor dhe unë nuk kam asnjë mundësi reale për të fantazuar.

Kryeministri përshëndeti qëndrimin e partive gjermane, teksa ka thënë se për dialog nuk ka nevojë për gjermanët, amerikanë apo për francezë.

Ai tha se është i gatshëm për t’u ulur për të dialoguar me opozitën.

“Mirënjohje dhe për përfaqësuesit e Unionit Social Demokrat, që i ka rënë për hise edhe PD si anëtare e familjes, që mbajtën një qëndrim absolutisht korrekt dhe .

Nuk kam nevojë as për gjermanë, amerikanë, holandez, francezë, anglezë, as norvegjezë për tu ulur dhe për të dialoguar, personalisht, e kam thënë e përsëris që dialogu është i pa tjetërsueshëm i pazëvendësueshëm në procesin e bashkëjetesës politike në një vend normal dhe një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj te vota.

Sot pala tjetër ka bojë shumë më herë për dialog dhe vendi shumë më shumë, se nuk ia kanë borxhe shqiptarët politikanëve situata kur në vend se të mendojnë se çfarë do të bëjnë me familje të shtunën apo në vend se të pushojnë duhet të festojnë Vitin e Ri që ëndërron imagjinata qesharake e udhëheqësve të PD dhe duhet të përballojnë zhurma që as për Vit të Ri kur ishin armët rrugëve nuk i dëgjonin”, tha Rama.

 

Fraksion.com