Rama: Një kandidat për kryebashkiak në Shkodër që meriton respekt! Në Durrës besojmë tek fuqia e gruas
Kryeministri Edi Rama ka dal në një konferenc për mediat një ditë pas protestës së opozitës dhe mbylljes së afatit për dorëzimin e emrave për kandidatët në zgjedhjet e 30 qeshorit.
Rama tha se dje dorëzuam dje emrat e 61 kandidatëve të PS-së. Kreu i qeverisë deklaroi se në Durrës i kemi besuar forcës një gruaje, në Shkodër e Kukës kemi zgjedhur kandidat të spikatur.
“Jam shumë i kënaqur me kandidaturën që i kemi propozuar komunitetit shkodran. Një individ që meriton të gjithë respektin dhe vlerësimin tonë edhe timin pasi e kam njohur në kryerjen e disa detyrave të rëndësishme që i përket atij komuniteti. Gjenerata e re e një familjeje me rrënjë të thella në Shkodër dhe traditë familjare të respektueshme.
Besoj që i kemi dhënë Kukësit kandidaten e duhur për të bërë ndryshim të rëndësishmë në këtë bashki, një personazhi i mirënjohur për komunitetin dhe që më parë në detyrën e prefektit të Kukësit ka dhënë prova të mjaftueshme për tu vlerësuar si administrator i aftë.
Kam besim se në tërësi kandidaturat në zonat ende më të prapambetura të vendit për aryse që dihen e në zona më të thella, janë kandidatura që meritojnë të kosndierohen me vëmendje dhe të votohen nga shumica e komuniteteve përkatëse.
Në Durrës kemi vendosur të besojmë te fuqia e gruas, një zonjë që për 6 vjet ka drejtuar tatimet në zonën e Durrësit dhe për të cilën nuk ka pasur asnjëherë ankesë e jo më pastaj arsye të qënësishme për të vënë në dyshim integritetin”, deklaroi Rama.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama tha se kandidatët për këshillat bashkiakë janë 50% burra dhe 50% gra.