Rama: LB, lëri kapsollat; Autobuzin e humbe, të paktën kap trenin e 2021
“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund”, tha kryeministri Edi Rama.
Kryeministri shprehu respektin për Policinë e Shtetit, ndërsa i drejtoi edhe një mesazh kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e ftuar në dialog.
“Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobuzin e këtij qershori e humbe, po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?”, tha Rama.
Fraksion.com