AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta e 11 majit, gjykata merr vendimin për 50 protestues

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 50 protestues. Në vendimin e gjykatës u mor masa e “arrestit me burg” për 20 protestues. Ndërkaq, për 11 protestues u dha masa “arrest shtëpie” dhe për 19 të tjerë masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Protesta e 11 majit, zhvilluar nga opozita e bashkuar u kritiikua edhe nga ambasadat  në vendin tonë. Ndërkombëtarët deklaruan se në atë protestë është përdorur dhunë.

Edhe dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan i janë drejtuar me një letër të hapur qytetarëve shqiptarë, ku u kërkojnë atyre se është koha e duhur për t’i treguar botës se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike. Duke iu referuar protestës së 11 majit dy eurodeputetët thanë se “Pamjet japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti”. Fleckenstein dhe Kukan thonë se dhe proceset demokratike, dialogu parlamentar, zgjedhjet e lira janë rruga e vetme përmes së cilës shoqëria shqiptare mund të zgjidhë sfidat serioze që përjeton.

 

Fraksion.com