Maskat me kos që do u japin fund problemeve tuaja me fytyrën
Lëkura e fytyrës duke qenë çdo ditë të vitit e ekspozuar ndaj agjentëve të jashtëm kërkon një kujdes të veçantë nga ana juaj.
Nuk mjafton vetëm ta pastroni e ta hidratoni, por rutina e kujdesit përfshin gjithashtu eksfoljimin, maskat dhe masazhet, nuk është nevoja të bëni trajtime speciale në qendra estetike pasi dhe ne kushte shtëpie mund t’i ofroni lëkurës atë çfarë ka nevojë.
3 maskat e mëposhtme kanë si bazë kosin e janë të përshtatshme për disa tipe lëkure. Në sajë të acideve yndyrore, përbërësve antibakterialë, proteinave dhe vlerave ushqyese, këto maska do të ndihmojë lëkurën tuaj të qëndrojë e butë dhe e pastër.
Në qoftë se lëkura juaj është e thatë …
Kos, avokado dhe vaj ulliri
Përzieni gjysmë gote kos me gjysmë avokado të bërë pure. Pasi të jetë formuar një masë homogjene shtoni 1 lugë vaj ulliri. Aplikojeni në lëkurë dhe relaksohuni për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë
Në qoftë se lëkura juaj është me puçrra apo me akne
Kos, banane dhe 1 lugë shafran Indie
Kaliumi i bananes ngadalëson rritjen e baktereve që shkaktojnë puçrra. Përzieni përbërësit gjysme gote kos, gjysme banane dhe 1 lugë shfran indie dhe aplikojeni në lëkurë për të paktën 10 minuta. Më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët.
Në qoftë se lëkura juaj është e zbehtë, pa jetë
Kos, limon, mjaltë dhe kanellë
Kjo përzierje do të largojë qelizat e vdekura dhe do të rrisë qarkullimin e gjakut duke i rikthyer ndriçimin e munguar fytyrës
Kombinoni 1 lugë gjelle lëng limoni , 1 lugë mjaltë me gjysmë gote kos. Shtoni pak kanellë dhe përziejeni deri sa të formohet një maskë. Aplikojeni në fytyrë dhe shpëlajeni pas 15 minutash.