Kapet në avion me 5,000 rrënjë kanabis; Arrestohet pronari i Coca-Cola
Kreu i Coca-Cola greke Alki David është arrestuar në St Kitts, së bashku me partnerin e tij të biznesit miliarder pasi në avionin privat iu gjetën kanabis në bord me vlerë 1.3 milionë dollarë.
Biznesi familjar i Davidit është grupi “Leventis-David”, i cili zotëron fabrikat e Coca-Colas greke. Besohet se ata donin të kultivonin bimë kërpi, fara kërpi dhe produkte të tjera, si pjesë e sipërmarrjes së tyre të re. Përveç që është themeluesi i FilmOn.TV dhe Hologram USA, David gjithashtu ka një biznes që merret me shitjen e vajit të kanabisit, të cilin e tregton si substancë kuruese për disa sëmundje.
Një deklaratë nga të dy të arrestuarit, ata thanë se po punonin për të siguruar që ishulli të merr vendin e duhur si një lider në industrinë e kërpit ligjor CBD.
“Synimi ynë është të punojmë me qeverinë, gjykatat, bankat, sektorin e biznesit dhe fermerët për të zhvilluar një sistem të drejtë që krijon mijëra vende pune në ishull dhe përdor rrjetin ndërkombëtar të shpërndarjes së Swissx për të bërë kanabisin e Shën Kitts Nevis, produktin e midis më të kërkuarve në botë.
Është qëllimi ynë që së shpejti të shohim një rritje në GDP e vendit dhe nga kjo do të përfitojë të gjithë. Është një iniciativë e zhvillimit ekonomik”, thanë ata.
Fraksion.com