Emina Cunmulaj zbulon pse i preu flokët
Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj, së fundmi i ka prerë shkurt flokët e saj, të cilët duhet thënë se ishin shumë të gjatë.
Arsyeja që fshihet pas këtij ndryshimi është tejet emocionuese, gjë të cilën Emina e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Për këtë ajo tregon edhe historinë personale, të humbjes së nënës prej kancerit.
“Unë nuk mendoj se në jetë, duhet të mendosh gjithë kohës sesi po të shikon bota, apo si mendon ti se do të të shikojë bota. Unë mendoj se ti duhet të jesh ashtu siç do ti ta shikosh veten. Nëse do ta shikosh veten me flokë të shkurtër, bëji flokët e shkurtër. Nëse do ta shikosh veten me flokë të gjatë, mbaji të gjatë. 5 vite e gjysmë më parë humba mamanë, siç mund ta dini, për shkak të kancerit. Në muajin e gjashtë, mbaj mend se fillova të ndihesha në faj. Unë kisha flokë të bukur të gjatë. Për shkak të kimioterapisë, mbaj mend se për mamanë time ishte e tmerrshme të mbetej pa flokë. Kështu që, vendosa t’i prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi”, tregoi Emina.
Modelja është e njohur për natyrën e saj bujare, madje edhe në Shqipëri ka ndihmuar një familje në nevojë. /a.y/noa.al