Bushati: Basha nuk fiton zgjedhjet në shtëpinë e tij; Nuk bëhet kryeministër duke hedhur bomba ruse molotov drejt institucioneve të shtetit shqiptar
“Lulzim Basha hedh bomba ruse molotov drejt institucioneve të shtetit shqiptar, ndërsa kur ndodhej brenda tyre qëlloi dhe vrau protestuesit në Bulevard”, deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.
“Lulzim Basha gjithë jetën e tij ka votuar në të njëjtën kuti, QV1929: që kur la lindur në shtëpinë e prindërve të tij, me të njëjtët komshinj të cilët e njohin mirë që prej vitit 1974, këtu në Njësinë 8 në Tiranë. Në zgjedhjet 2017, ai mori vetëm 33% të votës së komshinjve të tij që e njohin që fëmijë: pra ka humbur në shtëpinë e tij. Mos harrojmë që kjo është një lagje që votonte historikisht djathas: që kur u bë Basha kryetar, PD nuk fiton më aty”, tha Bushati.
Po ashtu Bushati theksoi se “në zgjedhjet 2017, në QV1929 ditën e votës, komisionere të PS-së ishin 3 studente ekselente. “As banda dhe as kriminelë, por 3 vajza që ja ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë makthi i Bashës?”, vijon Bushati.
Fraksion.com