Suedia do të vendosë për hetimet rreth Assange
Prokurorët suedezë pritet të marrin vendim nëse do të rihapin hetimet rreth dyshimeve për dhunim kundër themeluesit të organizatës, Wikileaks, Julian Assange.
Autoriteti i Prokurorisë suedeze pritet të marrë këtë vendim më 13 maj, meqë procesi hetimor ishte mbyllur më 2017.
Kërkesa për të rihapur hetimet është bërë muajin e kaluar nga avokati i gruas që pretendon se është dhunuar nga Assange gjatë një vizite në Suedi më 2010.
Assange ka mohuar këto pretendime, duke thënë se gjithçka mes tyre ka ndodhur me pajtueshmëri reciproke.
Ai ka qëndruar si refugjat në Ambasadën e Ekuadorit në Londër nga viti 2012, duke i ikur lirimit me kusht, ashtu që t’i shmanget ekstradimit në Suedi.
Ai është dëbuar nga kjo ambasadë më 11 prill të këtij viti dhe më vonë është dënuar nga një gjykatë britanike me 50 javë burgim për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.
Shtetet e Bashkuara po ashtu janë duke kërkuar 47-vjeçarin e lindur në Australi, për rolin që dyshohet ta ketë pasur në publikimin e materialit të klasifikuar diplomatik dhe atij ushtarak më 2010.
Fraksion.com