AktualitetTë fundit

Sinoptikania: Ja kur do të shpëtojmë nga shirat

Me sa duket diellin do ta kemi me kursim në muajin maj. Edhe pse maji është një nga muajit më të bukur, këtë vit ai ka qenë i lagësht dhe me tempratura më të ulëta sesa tipikja e muajit.

Sinoptikania Adiola Bani në një lidhje telefonike në News24 tha se java do të nisë me reshje shiu, të cila do të vazhdojnë deri ditën e premte. Po ashtu edhe temperaturat do të jenë më të ulëta se sa normalja për muajin maj. Ngritja e tyre pritet të ndodhë në fundjave.


“Do të vijojë të mbetemi me reshje shiu deri ditën e premte edhe pse sot gjatë pasdites intensiteti i shirave do të vijë duke u pakësuar. Duke filluar nga orët e mbrëmjes do të kemi një përmirësim të situatës por shirat do të vijojnë të mbeten në territorin tonë deri ditën e premte.

Fundjava do të na sjellë përmirësim të situatës duke bërë që të kemi sërish ditë me diell. Ndërsa për sa i përket temperaturave java do të jetë disi e freskët pasi do të kemi praninë e vranësirave dhe reshjeve gjatë kësaj jave. Por duke filluar nga dita e enjte kemi një rritje graduale të vlerave termike duke bërë që gjatë fundjavës të kemi rritje të temperaturave dhe ditë të ngrohta”- ka thënë sinoptikania Adiola Bani.