Seanca vetëm në Bruksel; Grindje të reja për selinë e Parlamentit Evropian
Po shtohen zërat, të cilët kërkojnë që Brukseli të jetë selia e vetme e Parlamentit Evropian. Por kundërshtarët ende janë të zëshëm dhe të fuqishëm.
Parlamenti duhet të vendosë për selinë e vet
Parlamenti i BE me dy seli paraqet një simbol të shpenzimeve të panevojshme, mendojnë kritikët, si kancelari i Austrisë Sebastian Kurz. Vendimi që selia e vetme e PE të jetë në Bruskel nuk paraqet ndonjë provokim ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron, theksoi Kurz. Franca ka mundësi të tjera që të luajë ndonjë rol të rëndësishëm dhe jo që njëherë në muaj të shkojnë atje deputetët e PE.
Edhe kandidati kryesor i Partive Popullore (EVP) në zgjedhje, Manfred Weber, flet për një “zemërim të shumë njerëzve” me këtë gjendje. Parlamenti duhet të ketë të drejtën të vendosë vet për selinë e vet, tha Weber për “Westdeutsche Allgemeine Zeitung”. Bavarezi është kandidati kryesor i këtyre partive për postin e Presidentit të Komisionit të BE, që do të thotë se për mometin pas vete ka 751 eurodeputetë. Ata janë angazhuar kaherë që selia e PE të jetë në Bruksel. Atje kryhet shumica e punëve të PE. Ndërkohë që godina e PE në Strasburg është në të shumtën e kohës e zbraztë.
“Kjo çështje është e paprekshme”
Mbështetësit e vendimit që Bruseli të jetë selia e vetme e PE kanë nisur një iniciativë me titull “single seat” – pra një seli e vetme. Ata kanë nisur të mbledhin edhe nënshkrime për një peticion, të cilin deri tani e kanë nënshkruar gati 1,3 milionë shtetas të vendeve të BE. Këtë nismë e ka mbështetur në qershorin e vitit të kaluar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo ka kërkuar që Brukseli të jetë selia e PE.
Ky qëndim paraqet një kthesë të madhe, sepse të gjithë krerët tjerë gjermanë e kanë mbështetur më parë Strasburgun si seli të dytë të PE dhe e kanë quajtur këtë vendim të “paprekshëm”. Së fundi qëndrimet e Merkelit i ka mbështetur edhe shefja e re e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer.
Por të gjitha tentimet e deritanishme për ndryshime kanë dështuar, për shkak të kundërshtimit të vendosur të Francës. Franca i referohet marrëveshjeve të mëparshme të BE, në të cilat thuhet se Strasburgu është seli e PE, ku duhet të mbahen 12 seanca të PE në vit. Presidenti i Francës Macron thotë se ky vendim është “i paprekshëm dhe i panegociueshëm. Ngjashëm janë shprehur edhe shumë politkanë të tjerë të Francës./DW
Fraksion.com