AktualitetPolitikëTë fundit

Ppostimi në Twitter; Borchardt mori leje në Vjenë

Zv/ ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ishte i ftuar në studion e Report Tv pas protestës së dhunshme të opozitës mbrëmjen e kaluar.

E ndërsa dënoi aktet e dhu nës, ai u ndal te parulla kundër ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt, pasi ky i fundit reagoi ashpër kundër opozitës për përplasjet.

Opozita e akuzon për qëndrime personale të tij në favor të Ramës, por Julian Hodaj mendon ndryshe.

“Kam punuar 11 vite për OSBE dhe e di si funksionojnë gjërat. Qëndrimi nuk është i ambasadorit, por organizatës.

Edhe një Twitter (postim në rrjetet sociale) i thjeshtë duhet të shkojë në Vjenë për të marrë dritën jeshile. Nëpunësi nuk mban qëndrime personale. Me vjen keq që sulmohen ambasadorët” tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com