AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Sa herë që mendoj protestat e opozitës, ia qaj hallin Ilir Metës

Nga konferenca e sotme për mediat, lidhur me protestën e së shtunës të opozitës, Kryeministri Edi Rama, ka komentuar qëndrimet e Presidentit Ilir Meta.

“Presidentit në momente protestash ia qaj hallin, miqësisht! Politikisht nuk mund të them se është jashtë kapaciteteve të mia për ta kuptuar situatën politike të tij, por miqësisht ia qaj hallin. Nuk do të doja kurrë të isha në vendin e tij, është në hall shumë të madh”, u shpreh Rama.

Ai tha se beson se Presidenti ka shumë të drejtë që nuk e ka thirrur asnjëherë për këtë çështje.

Rama deklaroi se e mirëkupton plotësisht Presidentin.

“Me gjithë ato që kanë ndodhur, mbetem i solidarizuar me Presidentin, sa herë mendoj protestat e opozitës, shpreh solidaritet njerëzor që çdo njeri i ndodhur në kushtet e tij meriton”, tha ndër të tjera Edi Rama. /a.y/noa.al

 

Fraksion.com