Protesta e PD, Lleshaj: Dhunuesit para ligjit; Ata që bënë ’97-n dhe 21 janarin s’mund të …
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat tha se protesta e djeshme e opozitës ishte e dhunshme dhe organizatorët e saj do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
“Militantët sulmuan me fishekzjarreve dhe bombave molotov efektivët e policisë duke cënuar rëndë jetën e tyre. Nuk kursyen as qytetarë të tjerë të papërfshirë në protestë. Ata djem dhe vajza me uniform policie u vunë në shënjestër të sulmeve të egra dhe meritojnë respektin nga të gjithë. Ju bëj thirrje qytetarëv të distancohen nga veprimet e dhunshme. Ata që bënë me qetësi kriminale vrasjen gati kriminale të katër protestuesve në 2011 japin sot leksione për demokracinë. Qeveria dhe ministria e Brendshme e mbështesin plotësisht Policinë e Shtetit dhe misionin e saj. Tentativat e rrezikshme për të penguar Reformën në Drejtësi dhe Integrimin e vendit. Ndaj atyre që organizuan veprime të tilla do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për të dhënë llogari para ligjit”, tha Lleshaj.
“Ata që mbronin me qetësi kriminale vrasjen e 4 protestuesve dhe plagosjen e të tjerëve në 2011, i lejojnë sot të drejtën vetes të japin leksione demokracie”, tha ndër të tjera Lleshaj.
Fraksion.com