AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama live: Protesta e PD-së, një manifestim dhune

Kryeminstri Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp, për të folur në lidhje me protestën e Partisë Demokratike, duke e cilësuar si një manifestim dhune.

Në deklaratën e tij ai tha se: “Ruajtëm qetësinë, vetëpërmbajtjen dhe pa dyshim vendosmërinë për të mos lejuar që grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimit, të influencojë më shumë sa sa duhet në mënyrën tonë të jetës së përditshme.”

Kryeministri Edi Rama gjithashtu shtoi: “Së dyti dua që të shpreh solidaritetin më të madh dhe respektin më të thellë për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Besoj se Policia e Shtetit ka treguar një profesionalizëm për tu admiruar, një vetëpërmbajtje për t’u admiruar, një qetësi për t’u admiruar dhe kanë vendosur një standard krejt të ri për historikun e uniformave blu pas rënies së komunizmit, si dhe kanë fituar admirim e të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.”

Duke sjellë shembullin e 21 janarit 2011, Rama tha se “Krahasimi me të shkuarën nuk vlen për të thënë shikoni se sa mirë dhe se sa me dinjitet sillet dhe punon sot Policia e Shtetit, sepse e shkuara na ka rezervuar kujtime shumë të rënda dhe që nuk kanë lidhje me asnjë standard dhe asnjë vlerë të funksionimit të një shteti në një rend demokratik. E quaj incident. Më detyron tu kujtoj se kjo godinë para pak kohësh, në vitin 2011 nuk u qëllua me asnjë guricke dhe jo më me bomba dhe me zjarr dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e katër protestuesve të pafajshëm. U urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve mbi protestuesit, u plagosën mbi 40 persona me plumba  vdekjeprurës dhe pastaj u turr edhe trupa e përdorur e FNSH dhe u fut deri tek kulla përballë duke masakruar kush i doli përpara. Mbi 130 persona të dëmtuar nga dhuna. Kemi mbajtur njerëz nëpër shtëpi, sepse ishin të trembur me të drejtë, sepse ishin të trembur që të shkonin në spital. Një person i përfshirë krejt palidhje në një alë dhune, asokohe një pronar mediash ka shkuar jashtë vendit dhe është kuruar për brinj të thyera dhe shpatull të nxjerrë”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, kreu i qeverisë deklaroi se një person që nuk dua t’ia sjelle emrin, asaj kohe pronar një televizioni, ka shkuar jashtë shtetit dhe është kuruar për brinjë të thyera, me shpatull të nxjerre.


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Policia e Shtetit ka treguar profesionalizëm për t’u admiruar.

Kreu i qeverisë në konferencën për mediat e krahasoi protestën e opozitës së bashkuar me atë të 21 janarit të 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues  tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Fraksion.com