AktualitetPolitikëTë fundit

Deklaratë e BE-së në Tiranë: Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane

Një reagim ka ardhur sot nga delegacioni i Bashkimit Evropian, ku u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.

Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut, ka shkruar në rrjetin social Twitter, delegacioni i Bashkimit Evropian.

Reagimi i plotë i delegacionit të BE-së në Tiranë:

“Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë.  Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.” 

 

Fraksion.com