RT transmeton live nga Tirana; Balla: “E di ndonjëri se përse Rusia Today i shikon kaq interesante protestat e opozitës në Shqipëri?
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën së dhunshme të opozitës para selisë së Kryeministrisë.
Balla ka publikuar një video të medias ruse, “Russia Today”, e cila ka transmetuar direkt protestën e opozitës. Sipas Ballës, politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi dhe duan të dëmtojnë rrugëtimin e vendit drejt BE.
“E di ndonjëri se përse Rusia Today i shikon kaq interesante protestat e opozitës në Shqipëri? RT transmeton live nga Tirana çdo herë kur disa politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi të mbështetur nga SHBA dhe BE. Këta po përpiqen të dëmtojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, shkruan Balla.
Fraksion.com