Protesta, mesazhi i Metës: Ruani qetësinë dhe evitoni dhunën
Presidenti Ilir Meta u ka kërkuar “të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, deklaron Presidenca.
Apeli i Metës erdhi pas sulmeve me bomba molotov ndaj Kryeministrisë dhe konfrontimeve mes protestuesve dhe policisë.
Fraksion.com