AktualitetPolitikëTë fundit

Rama takime me drejtuesit e qarqeve për kandidatët e PS-së

Socialistët pritet të përcaktojnë sot përfundimisht kandidatët për 61 bashkitë e vendit. Për këtë, Kryeministri Rama do të thërrasë në takime të veçanta, duke filluar nga mesdita e sotme, drejtuesit politik të secilit qark.

Në secilin prej këtyre takimeve është bërë me dije se do të jenë prezentë edhe Kryeparlamentari Gramoz Ruçi si dhe sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. Diskutimet janë parashikuar të mbyllen në mbrëmje e sotme, kur pritet të zbardhen edhe emrat për bashkitë e Qarkut Dibër, si dhe për Bashkinë e Durrësit.

Për këtë të fundit duket sikur ka rënë kandidatura e deputetes Klodiana Spahiu, që ishte përfolur shumë ditët e fundit.

I pari në takim ka hyrë drejtuesi politik i qarkut të Durrësit Vangjush Dako, i cili këtë herë nuk do të rikandidojë për bashkinë e këtij qyteti.

Janë edhe disa Bashki që mbeten në pikëpyetje si Saranda, Gjirokastra, Durrësi, Vora, Kavaja.

Të shtunën pritet që PS do të publikojë listën e plotë të kandidatëve për 61 bashkitë e vendit por edhe kandidatët për këshilla bashkiakë.

Fraksion.com