AktualitetTë fundit

Plagosja në Vlorë, zbulohet kush ishte shënjestra

Zbulohet shënjestra e shkëmbimit me armë zjarri në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës, ngjarje e ndodhur paraditen e kësaj të premteje.

Ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur në këmbë Dajko Cenodemaj, i cili ishte duke pirë kafe me disa shokë, mësohet se shënjestra nuk ka qenë ai.

Plumbi e ka kapur aksidentalisht të plagosurin, pasi hetimet e policisë flasin për një tjetër objektiv.

Dyshohet se shënjestra ka qenë një shtetas me iniciale I.H., person me precedentë të mëparshëm penal.

Personi i cili dyshohet se ishte objektivi i të shtënave, i ka shpëtuar një atentati me tritol në vitin 2017.

Pas të shtënave autorët e përplasjes me armë u larguan me mjetet e tyre në rrugicat e pallateve të zonës.

Ndërkohë pak pas ngjarjes policia gjeti një makinë tip Land Rover të djegur në zonën e Babicës, e cila mendohet të jetë përdorur në një prej dy grupeve.

Po ashtu në zonën e Bunavisë u gjet një makinë tjetër e cila mendohet se i përket grupit tjetër.

 

Fraksion.com