Një person i armatosur hap zjarr brenda xhamisë, gjatë lutjeve për muajin e Ramazanit
Një person me fytyrën e mbuluar hyri në një xhami në Londër gjatë orës së lutjeve me rastin e muajit të Ramazanit.
Besimtarët dëgjuan të shtëna, por fillimisht nuk e kuptuan se përse bëhej fjalë, deri kur zbuluan se ishte qëlluar me armë.
Ngjarja u shënua në Seven Kings Mosque, në zonën lindore të Londrës, Angli, gjatë mbrëmjes së djeshme, e enjte, teksa po mbaheshin faljet e çdo mbrëmje.
Fatmirësisht i dyshuari u çarmatos nga ndërhyrja e shpejtë e policisë, teksa një patrullë ndodhej pranë xhamisë, pasi rrezikohej një masakër e vërtetë, për shkak se xhamia ishte e mbushur plotë.
Të dyshuarit iu sekuestrua pistoleta, ndërkohë që fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Incidenti vjen teksa shqetësimi lidhur me sigurinë e vendeve të kultit në botë është shtuar, pas sulmeve në Zelandën e Re dhe Sri Lanka, shkruan noa.al.
Megjithatë ky incident krijoi shqetësim tek besimtarët, lidhru me muajin e Ramazanit
Fraksion.com