AktualitetTë fundit

Kryemadhi: Edi Rama donte të dorëhiqej para 2 javësh; Ja kush e pengoi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit”, se kryeministri Edi Rama, para dy javësh ka qenë gati të firmosë dorëheqjen.

Sipas kryetares së LSI, shefi i qeverisë është penguar nga një person i cili, tha ajo e mban peng Ramën.

“Kam informacion që Rama para dy javësh, ka dashur të japë dorëheqjen, por kush është personi që e ka ndaluar. Ka qenë gati të japë dorëheqjen, por është mbajtur peng nga dikush.

Kush është arsyeja? Koncesionet, zonat ekonomike? Këtu investigojeni”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo më tej nuk dha detaje për emrin e personit që sipas saj ka ndërhyrë që kryeministri të mos dorëhiqet.

 

Fraksion.com