Hyjnë në fuqi tarifat e reja tregtare ndaj Kinës, bisedimet mes palëve vazhdojnë
Negociatorët për tregtinë të SHBA-së dhe Kinës mblidhen të premten, në ditën dytë të bisedimeve, vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja ndaj produkteve kineze.
Uashingtoni i rriti tarifat nga 10 në 20 për qind ndaj importeve kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, ndërsa zëvendës kryeministri kinez Liu He dhe ekipi negociator amerikan pritet të rifillojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje tregtare.
Liu He kryeson ekipit negociues kinez në bisedimet mes palëve, të cilat u vendosën në rrezik kur administrata Trump akuzoi Pekinin për kthim pas në përpjekjet për një marrëveshje.
Administrata Trump shpreson se tarifat e reja do ta detyrojnë Kinën të bëjë ndryshime në praktikat e saj tregtare, të subvencioneve dhe trajtimit të pronës intelektuale.
Fraksion.com