“Bashkinë e Kamzës nuk do e dorëzojmë kurrë, blu ka qenë dhe blu do të mbetet”
“Bashkinë e Kamzës nuk do e dorëzojmë kurrë, blu ka qenë dhe blu do tëmbetet.
Qeveri tranzitore, pa Edi Ramën, pa kasapin e zgjedhjeve”.
Kështu tha kryedemokrati Lulzim Basha nga takimi i pasdites së sotme në Kamëz, teksa i ftoi qytetarët që ti bashkohen protestës së nesërme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Pjesëmarrje, përballje dhe qëndresë. Asnjë akt i ndërmarrë pasi opozita la mandatet do të njihet nga ne. Hapja e rrugës drejt Europës që është synimi kryesor i çdo demokrati po cenohet rëndë. Dyert e Europës do të çelen kur të largojmë qeverinë e bandave, kur Qeveria të ketë lidhur fatin vetëm me qytetarët”, u shpreh Basha.
Sipas tij, nesër më 11 maj rinia dhe shqiptarët e lirë do të godasin tiraninë e krimit në pushtet.
“Ne jemi të bindur se Shqipëria një ditë do të bëhet pa Edi Ramën Kryeministër. Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet, nuk ka hapje negociatash”, deklaroi Lulzim Basha.