Akuzat për mashtrim, Loredana “thyen” heshtjen
Heshtja e Loredana Zefit për skandalin e zhvatjes se qindra mijëra frangëve nuk do të zgjasë shumë.
Reperja ka vendosur të flasë, me gjithë dy avokatët e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes Instagramit ku shprehet se sot do të ketë një konferencë në mesditë.
“Ju ftoj që sot me datë 10.05.19 (E Premte) në ora 12:00 në Hotelin Emerald në Prishtinë të vini në konferencë për media ku unë do jem me dy avokatët e mi, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media ditëve të fundit me atë që çka ka ndodhur në të vërtetënë rastin në Zvicër”, shkruan këngëtarja e cila akuzohet se iu mori me anë të mashtrimit bashkë me vëllezërit e saj një çifti zviceran rreth 800 mijë euro.
Fraksion.com