Spiunët nuk raportojnë. Antikorrupsioni, njësitë në administratë nuk kanë asnjë efekt
Spiunë për të raportuar korrupsionin ka, por nuk sinjalizojnë. Prej mesit të vitit 2016 në institucionet shtetërore me mbi 80 punonjës dhe subjektet private me mbi 100 punonjës janë ngritur njësi të posaçme për sinjalizimin e korrupsionit.
“U bë viti i dytë që nuk ka asnjë rast sinjalizimi nga sektori privat, kuptohet se duhen parë dhe shkaqet nga se është kjo situatë. Nga 157 raporte të njësive përgjegjëse të autoriteteve publike ka vetëm 3 sinjalizime”, tha Shkelqim Ganaj, kryeinspektor ILDKPKI.
Përmes ligjit për sinjalizimet synohet forcimi i luftës ndaj korrupsionit dhe ulja e abuzimit me fondet publike. Madje për sinjalizuesit ofrohet dhe mbrojte nëse kërcënohen me vendin e punës. Rikthimi i kësaj tradite jo edhe aq pozitive për shkak të së shkuarës komuniste ende s’po jep efekte. Megjithatë ky sinjalizimi i korrupsionit nga punonjësit e brendshëm është një model i suksesshëm në perëndim.
Fraksion.com