Samiti Brdo Brijuni: Presidentët shtrëngojnë duart; Thaçi nuk përshëndetet me Dodikun
Në Samitin e Brdo Brijuni, ku po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, në Tiranë, kanë shtrënguar duart presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, nga atje, raportohet se Thaçi e injoroi Milorad Dodikun.
Tashmë i kanë shtrënguar duart Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Krejt kjo ndodhi në prani të shefes së BE’së, Federica Mogherini.
Por, televizioni 7 raporton se Hashim Thaçi e ka injoruar totalisht Milorad Dodikun, i cili është kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës.
Për ardhjen e tij, Presidenti Hashim Thaçi dje ka thënë se Dodik nuk është dashur të ftohet, dhe se presidenca e Shqipërisë duhet të sqarojë se pse e ka ftuar një person të cilit ia ka mbyllur dyert krejt bota, shkruan Gazeta Express.
Thaçi dhe Vuçiq i shtrënguan duar pasi Vuçiq përmendi taksën e Kosovës që ia ka vënë Serbisë ndaj mallrave të saj, duke e quajtur si kundër civilizuese.
“Më mirë të flasim, sesa të grindemi. Unë dhe Dodik dhe Gjukanoviq kemi folur rreth taksës. Taksa natyrisht se ka qenë temë, sepse është kundër civilizuese”, tha Vuçiq.
Fraksion.com