AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Përplasja Vuçiç-Thaçi: Telefono Amerikën po të duash; S’të jap asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka treguar për zhvillimet që po ndodhin në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit, dhe përplasjet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas deklarimeve për unifikimin e shqiptarëve.

Vuçiq thotë se i ka bërë thirrje Ramës e Thaçit që të mbledhin mend sa u përket këtyre deklaratave.

“Unë iu thash atyre, mblidhni mend, ju duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar”, është shprehur ai.

Vuçiq thotë t’i ketë thënë Thaçit se t’i mund të thërrasësh edhe presidenten kroate, e amerikanët, por problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e zgjidhin vetëm serbët dhe shqiptarët.

“ Unë iu thash, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviqin, Borut Pahorin e Andrej Dudën, dhe amerikanët, por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, dhe ne duhet të zgjidhim këtë “, ka thënë kreu i shtetit serb, shkruan ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se nuk ka asnjë forcë që e detyron Serbinë që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e popullit.

Sipas kreut të shtetit serb, raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë duke hyrë në një fazë jashtëzakonisht të vështirë.

“Po hyjmë në një fazë shumë të vështirë”, ka shtuar ai, raporton Express.

Kreu i shtetit serb ka treguar edhe për debatin që ka pasur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Tiranë.

“I thash Thaçit, ju mund t’i telefononi amerikanët dhe gjithë të tjerët, por kjo është një çështje e serbëve dhe shqiptarëve. Nuk ka forcë që e detyron Serbinë të veprojë në kundërshtim me interesat e saj”, ka shtuar Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Sipas Vuçiqit njerëzve në Islandë apo Maltë nuk iu intereson nëse Kosova dhe Serbia zgjidhin problemin ndërmjet vete.

“Ky është vetëm problem i yni”, ka shtuar ai.

Ai ka treguar edhe një përplasje që ka pasur me Thaçin, por që thotë t’i ketë folur ne gjuhën serbe.

“E pyeta edhe Thaçin: Çfarë po bën, a ke ardhur me ta [Amerikanët], a po të ndihmon dikush? Ia thash në gjuhën serbe. Ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë, nuk mund ta bëni. Unë nuk do t’iu jap asgjë për të cilën keni folur, dhe çfarë do të bëjmë tani?”, është shprehur Vuçiq.

Vuçiq ka folur edhe për shtrëngimin e duarve me Hashim Thaçin, duke thënë se nuk ishte diçka zyrtare,

“Isha duke u marrë me të gjithë të pranishmit, gjithashtu edhe me Thaçin, por nuk ishte një shtrëngim duarsh zyrtar”, ka shpjeguar ai, duke pranuar se ai shtrëngim duarsh ishte i ftohtë.

 

Fraksion.com