Kryebashkiaku i Bukureshtit: Nuk është e drejtë që opozita t’u kërkojë qytetarëve të mos votojnë
Kryetari i bashkisë së Bukureshtit, Daniel Tudorache deklaroi sot nga Korça, se nuk e shikon të drejtë bojkotimin e zgjedhjeve dhe sidomos atyre lokale.
Gjatë vizitës në qytetin e Korçës ku u nënshkrua një marrëveshje binjakëzimi mes dy bashkive, Tudorache iu përgjigj interesimit të gazetarëve edhe për bojkotin që opozita shqiptare kërkon t’u bëjë zgjedhjeve lokale.
“Nuk jam dakord me asnjë bojkotim të zgjedhjeve, sepse çdo njeri ka të drejtë të votojë. Kjo është demokracia, na pëlqen apo s’na pëlqen neve. Edhe tek ne në Rumani opozita na qëllon nga të gjitha anët, por nuk është e drejtë që ajo t’u kërkojë qytetarëve të mos shkojnë në votime”, – tha kryebashkiaku i Bukureshtit.
Fraksion.com