AktualitetTë fundit

Forca Tokësore kujton nëntetare Hasanajn; Xhaçka: Nderim për sakrificën sublime të saj

Forca Tokësore e ka kujtuar përmes një performance ushtarake Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën dy ditë më parë nga shpërthimi i një mine në Letoni.

“Forca Tokësore kujton nëntetare Zarife Hasanajn, të rënë në krye të detyrës, ndërkohë që çdo burrë e grua në uniformë, nderon sakrificën sublime të saj”, shprehet ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Trupi i pajetë i nëntetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në Letoni mbërrin në atdhe mesditën e sotme.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se sot në orën 12.45 në bazën ajrore në Rinas do të organizohet ceremonia e pritjes se trupit të pajete të nëntetares Zarife Hasanaj.

 

Fraksion.com