AktualitetNATO/BETë fundit

Anijet e NATO-s fillojnë stërvitjen e mbrojtjes nga raketat në Skoci; Janë përfshirë 13 anije, 10 aeroplanë dhe rreth 3,300 personel

Anije nga nëntë vende të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjet e ajrit të zjarrit dhe të mbrojtjes nga raketat në brigjet e Skocisë nga e marta (7 maj 2019). Stërvitja ‘Formidable Shield’ do të zhvillohet në sferën e trajnimit në Hebrides të Mbretërisë së Bashkuar, në Ishujt Perëndimorë të Skocisë dhe do të vazhdojë deri më 19 maj. Forcat Detare dhe Forcat Mbështetëse të NATO do të kryejnë stërvitjen në emër të Marinës së SHBA.

“Formidable Shield tregon se si aleatët po punojnë së bashku për të mbrojtur forcat dhe popullatat e NATO-s nga kërcënimi i vërtetë i raketave balistike”, tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungesku. “Kjo është një nga ushtrimet më të sofistikuara dhe komplekse të ajrit dhe të mbrojtjes nga raketat në botë dhe një shembull i shkëlqyer se si aleatët po vazhdojnë të përshtaten për të përballuar sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë”.

Stërvitja do të fukusohet se si anijet aleate të zbulojnë, ndjekin dhe mbrojnë kundër një sërë raketash anti anije dhe balistike duke përdorur procedurat e komandës dhe kontrollit të NATO-s. Stërvitjet do të përfshijnë ndarjen e informacionit taktik në kohë reale, kryerjen e planifikimit të përbashkët të misionit dhe koordinimin e angazhimit.

Kanadaja, Danimarka, Franca, Italia, Hollanda, Norvegjia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë duke dërguar anije dhe avionë. Belgjika dhe Gjermania do të mbështesin stërvitjen me zyrtarët e stafit. Janë përfshirë gjithsej 13 anije, 10 aeroplanë dhe rreth 3,300 personel. Avionët e patrullimit detar dhe avioni i NATO-s AWACS mbikqyrëse do të sigurojnë mbikëqyrjen ajrore dhe do të sigurojnë që hapësira ajrore të jetë e qartë. Formidable Shield te do të mbulojë një zonë të madhe në Atlantikun e Veriut – prej më shumë se 1.000 kilometra në perëndim të Hebrides skocezë dhe nga jugu i Irlandës deri në fundin jugor të Islandës.

Ushtrimi ndjek vendimin e NATO-s në vitin 2010 për të rritur mbrojtjen e aleatëve europianë nga kërcënimet e raketave balistike. Mbrojtja raketore e NATO-s lidh sensatorët dhe armët aleate së bashku në një sistem të vetëm. Komponentët kryesorë të mbrojtjes raketore të NATO-s aktualisht përfshijnë shkatërruesit e Marinës së SHBA të pajisur me sistemin e mbrojtjes raketore “Aegis” me qendër në Rota të Spanjës; dhe një sistem me bazë në tokë të operuar në SHBA në Rumani, i njohur si Aegis Ashore. Komponentë të tjerë kryesorë përfshijnë një radar paralajmërues të hershëm në Turqi. Komanda ajrore e NATO-s në Ramstein, Gjermani është komanda përgjegjëse.

 

Fraksion.com