AktualitetBota+Të fundit

Pompeo viziton Londrën pas Bagdatit, diskuton për Iranin

ekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vizitoi Londrën të mërkurën pas deklaratave të Iranit se nuk do t’u përmbahej më disa pjesëve të marrëveshjes bërthamore nga e cila Shtetet e Bashkuara u tërhoqën pikërisht një vit më parë. Marrëveshja kufizon aftësinë e Iranit për prodhimin e lëndës djegëse bërthamore për 15 vjet.

Zoti Pompeo do të diskutojë për Iranin me Kryeministren britanike Theresa May dhe me sekretarin e jashtëm Jeremy Hunt si dhe do të propozojë një ‘marrëdhënie të veçantë’ mes dy aleatëve pasi Britania të jetë tërhequr nga Bashkimi Evropian.

Zoti Pompeo shkoi në Londër, pas anulimit të një udhëtimi në Gjermani për të bërë një vizitë të panjoftuar në Bagdad, ku ai paralajmëroi zyrtarët irakianë të mos ndërmarrin sulme kundër interesave amerikane në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq, Presidenti iranian Hassan Rouhani njoftoi të mërkurën se nuk do t’u përmbahej më dy pjesëve të marrëveshjes së vitit 2015, nga e cila Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump u tërhoq vitin e kaluar. Administrata Trump, megjithatë, vazhdon të kërkojë që Teherani të respektojë zotimet e veta.

 

Fraksion.com