AktualitetPolitikëTë fundit

Elbasani drejt ‘plotësimit’, Suzana Topi nga LSI kërkon mandatin e Kryemadhit

Pas Enver Roshit që mori mandatin e Edmond Haxhinastos, tashmë një tjetër kandidate nga radhët e LSI kërkon vendin e Monika Kryemadhit në Kuvend, shkruan JavaNews.al

Bëhet fjalë për Suzana Topin, e cila ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Akti në fjalë i hap rrugën marrjes së mandatit të deputetes, ndërsa Elbasani mund të jetë qarku i parë që i plotëson të gjithë vendet vakante të deputetëve të opozitës PD-LSI.

“U prezantua në Prrenjas, kandidatja e LSI, zonja Suzana Topi, një grua e nderuar dhe ekonomiste e zonja.

Prej kohësh qytetarët e Prrenjasit, veçanërisht të rinjtë, na mbështesin me entuziazëm, gjë që u ndje edhe ne takimin e sotëm ku morën pjesë disa qindra të rinj e të reja.

Ata janë të motivuar të nxjerrin një deputet vetëm nga kjo bashki” – shkruante Haxhinasto në rrjetet sociale gjatë fushatës 2017.

Dhe në fakt duket se vetëm dy vite më pas, ish-ministri të LSI i ka dalë fjala.

Më herët, Arben Elzei mori mandatin e Edmond Spahos, ndërsa pritet të zëvendësohen vetëm dy emra nga PD: Luçiano Boçi dhe Endri Hasa, i njohur për sulmin me vezë ndaj Edi Ramës.

 

Fraksion.com