AktualitetBota+Të fundit

Protesta në Stamboll, do të rivotohet më 23 qershor

Ndërprerja masive e energjisë elektrike në Venezuelë vijon ndërkohë që priten edhe protesta.

Organi turk i zgjedhjeve është dënuar pasi urdhëroi rimbajtjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll, që u fituan në mars nga opozita.

Partia Drejtësi dhe Zhvillim e Recep Tayip Erdogan pretendonte se ka patur atje parregullsi dhe korrupsion që çoi në fitoren e opozitës.

Ekrem Imamoglu, nga partia republikane e popullit, që u konfirmua kryebashkiak i Stambollit në prill, e quajti vendimin një tradhëti.

Rivotimi, që do të mbahet më 23 qershor, ka ndezur protesta në qytet. Qindra banorë janë mbledhur në lagje të ndryshme të stambollit duke u rënë tenxhereve dhe kusive e duke hedhur slogane anti qeveritare.

Parlamenti Evropian po ahstu tha se vendimi për të rimbajtur zgjedhjet do ti jepte fund besueshmërisë së zgjedhjeve demokratike në Turqi.

Përfaqësuesi i Drejtësi dhe Zhvillim në organin zgjedhor, Recep Ozel, tha se rimbajtja e zgjedhjeve ka ardhur pasi disa zyrtarë elektoralë nuk ishin shërbyes civilë dhe disa fletë votimi nuk kanë qenë të vulosura.

Por zyrtarët e partisë republikane thanë se ky sundim, ngrihet mbi vullnetin e popullit dhe nuk e respekton ligjin, cka tregon se ai nuk është as demokratik dhe as I ligjshëm. Opozita ka dënuar organin zgjehdor turk duke thënë se ai është ndikuar nga partia në pushtet.

“Ne nuk do të kompromentojmë asnjëherë parimet tona”, tha Imamoglu para mbështetësve. “Ky vend është I mbushur me 82 milionë patriotë që do të luftojnë deri në castin e fundit për demokracinë”.

Zgjedhjet lokale u mbajtën në Turqi më 31 mars dhe u panë si një referendum për lidershipin e Erdoganit në një kohë kur ekonomia e vendit ëhstë goditur jo pak. Edhe pse aleanca e partisë drejtësi dhe zhvillim mori 51 për qind të votave në shkallë kombëtare, partia republikane pretendoi fitore në Ankara, izmir dhe stamboll, ku vetë Erdogan ka qenë kryebashkiak në fillimet e karrierës së tij politike.

 

Fraksion.com