AktualitetBota+Të fundit

Mianmar: Lirohen nga burgu dy gazetarët e Reuters-it

Janë liruar dy gazetarët e agjencisë Reuters të burgosur në Mianmar lidhur me raportimet e tyre për komunitetin mysliman Rohingya.

Wa Lone, 33 vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 29, të dënuar me shtatë vjet burgim shtatorin e kaluar, u liruan në bazë të një amnistie presidenciale.

Ata kaluan më shumë se 500 ditë burg në periferi të Yangon.

Derisa po dilte nga burgu gazetari Wa Lone u zotua se do të vazhdojë raportimin e tij dhe tha se ishte i emocionuar të kthehej në punë në agjencinë ndërkombëtare të lajmeve.

Arrestimi dhe dënimi i tyre shihej si sulm ndaj lirisë së shtypit dhe ngriti pyetje rreth shkallës së demokracisë në Mianmar.

Në raportimet e tyre ata zbuluan se forcat e sigurisë së shtetit ekzekutuan dhjetë myslimanë Rohingya, gjatë një operacioni ushtarak në vitin 2017.

Dy gazetarët u dënuan për shkeljen e Aktit të Sekreteve Zyrtare të Mianmarit.

 

Fraksion.com