AktualitetBota+Të fundit

Turqia diskuton me NATO-n blerjen e sistemit S-400

Ata diskutuan për disa çështje duke përfshirë marrëdhëniet NATO-BE dhe blerjen e sistemit S-400 nga ana e Turqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu  janë takuar në Ankara ditën e hënë më (6 maj 2019) dhe kanë diskutuar për marrëdhëniet NATO-BE dhe blerjen e sistemit për mbrojtje ajrore S-400 nga ana e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu dhe Stoltenberg u takuan në pallatin Çankaya në Ankara me rastin e takimin e 25-të të Dialogut Mesdhetar të NATO-s.

Përmes një postimi në Twitter, Çavuşoğlu tha: “(Ne) bëmë vlerësimin e çështjeve të numërta duke përfshirë marrëdhëniet NATO-BE dhe blerjen e sistemit S-400 nga Turqia. Diskutuam për përgatitjet e takimit të presidentëve dhe kryetarëve të Qeverive të NATO-s që do të mbahet në Londër”.

Duke folur gjatë forumit, Stoltenberg tha se NATO është e përkushtuar për të përmirësuar sigurinë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Duke theksuar se bota po bëhej më e komplikuar dhe e ndërlidhur, ai tha se marrja e masave paraprake kundër terrorizmit është më e mirë se intervenimi.

Stoltenberg gjatë vizitës së tij gjithashtu takoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. “I kënaqur që jam sërish në Ankara për të takuar (presidentin) Erdoğan”, shkroi në Twitter shefi i NATO-s para takimit të tij me presidentin e Turqisë.

“Turqia është një aleat shumë i çmuar dhe NATO solidarizohet me Turqinë derisa ajo përballet me sfida serioze të sigurisë”, shkroi gjithashtu Stoltenberg.

Dialogu Mesdhetar i NATO-s u iniciua në vitin 1994 nga Këshilli Veriatlantik. Aktualisht përfshin shtatë shtete që nuk janë anëtare të NATO-s nga rajoni i Mesdheut: Algjerinë, Egjiptin, Izraelin, Jordaninë, Mauritaninë, Marokun dhe Tunizinë.

 

Fraksion.com