AktualitetTë fundit

Xhaçka: Dhimbje për dëshmoren e FA, i gjendemi pranë familjes

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në krye të detyrës për nëntetaren Zarife Hasanaj. Ajo e quan dëshmore të Forcave të Armatosura.

Në këtë moment të vështirë edhe për familjen e saj, ministrja thotë se humbjen e madhe do ta përballojnë bashkë.

Statusi i plotë

Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.

 

Fraksion.com