AktualitetTë fundit

Vdekja e ushtarakes së FA në mision, reagon konsullata e Letonisë

Pas vdekjes së ushtarakes Zafire Hasanaj, e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine teksa ndodhej me mision në Letoni, vjen reagimi i Konsullatës së nderit të Letonisë në Shqipëri.

Në emër të Konsullatës së Nderit të Letonisë në Shqipëri, Konsulli i Nderit, Sokol  Kraja shpreh hidhërimin e thellë për humbjen e jetës së nëntare Zarife Hasanaj dhe plagosjen e komandantit të kontigjentit, Major Klodian Tanushit dhe rreshter Julian Kapajt, në misionin ushtarak “Enhanced Forward Presence”, që NATO po zhvillonte në Letoni.

“Kjo humbje hidhëron të gjithë pjesëmarrësit në këtë mision, por dhe popullin letonez, i cili vlerëson lart kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve në kuadër të Aleancës, por edhe për paqen e sigurinë kudo në botë. Ne mbështesim fuqimisht rolin dhe kontributin që forcat ushtarake të Republikës së Shqipërisë kane dhënë dhe japin në kuadër të Misioneve të NATO-s. Në këto orë të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe i ndodhemi pranë familjarëve të Zarife Hasanajt dhe ushtarakëve të tjerë që u plagosën në këtë incident tragjik”, thuhet në deklaratë.

 

Fraksion.com