Pjerin Ndreu largohet si deputet: Sot mbledhja e fundit
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka zhvilluar sot mbledhjen e fundit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Në një foto të shkrepur me kolëgët, anëtarë të komisionit, Ndreu sqaroi se largohet nga ky komision që t’i përkushtohet sfidës re që partia i ka besuar, garës për bashkinë e Lezhës.
“Sot pas mbledhjes se fundit te Komisionit te Sigurise ne Kuvend, beme nje foto te gjithe bashke. U jam mirenjohes te gjithe kolegeve qe kam punuar ne ate komision qe nga viti 2013, te pozites dhe opozites, per gjithe mbeshtetjen, mirekuptimin, eksperiencen e ndersjellte, dhe tejkalimin e ndonje tensioni politik. Pas 6 viteve jete aktive ne ate komision, ndjehem me i pjekur dhe me i pergatitur per te perballu sfiden e veshtire qe me pret ne Bashkine e Lezhes. Faleminderit kolege qe me dhate energji e force per te ecur para dhe per te konkuruar per te fituar !”, shkruan Ndreu në një postim në Facebook.
Fraksion.com