AktualitetPolitikëTë fundit

Oettinger: Gjermania mbështet pa rezerva hapjen e negociatave të Shqipërisë më BE

“Gjermania i jep përkrahje të plotë Shqipërisë dhe mbështet pa rezerva hapjen e negociatave me BE-në”, ka deklaruar Komisioneri europian, Günther Oettinger.

Lajmi konfirmohet nga Besnik Kelmendi, i cili prej më shumë se 25 vitesh jeton në Gjermani dhe sot është një nga zërat më të dëgjuar në forcën politike më të madhe në Gjermani, CDU. Si zyrtar në Ministrinë e Brendshme të landit të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë (NRW), Kelmendi është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve.

Së fundmi, Kelmendi është bërë pjesë e takimeve të fushatës parazgjedhore në Gjermani për zgjedhjet për Parlamentin Europian që do të mbahen gjatë këtij  muaj, duke filluar nga data  23 deri më 26 maj 2019.

Në një prononcim për ATSH, Kelmendi tha se Komisioneri europian, Günther Oettinger konfirmoi mbështetje e plotë të Gjermanisë lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Po sipas tij, Oettinger tha se, Gjermania përkrah edhe Kosovën për liberalizimin e vizave.