AktualitetPolitikëTë fundit

Komisioni pa legjitimitet; PD letër Kuvendit për Reformën Zgjedhore

Në përgjigje të shkresës zyrtare të Kuvendit dhe nje dite para mbledhjes se pare te Komisionit te Reformes Zgjedhore, drejtuar nga bashkekryetaret Damian GJiknuri dhe Rudina Hajdari, Partia Demokratike ka refuzuar te dergoje perfaqesuesin e vet ne rolin e vezhguesit.

Burime nga PD-ja, bejne me dije se refuzimi vjen, pasi partia opozita e konsideron komisionin e reformës zgjedhore, njësoj si Parlamentin, “pa legjitimitet dhe produkt të zgjedhjeve të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit”.

Në përgjigje të kërkesës së Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi shprehet: “Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.’

Sipas PD-se, vendi ka nevoje per Reformë të vërtetë Zgjedhore, e cila, duhet të realizohet e të zbatohet vetëm nga institucione apo parti që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Personat, subjekt i hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/1/2017 të Prokurorisë për Krimet e Rënda, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi.”- thuhet në përgjigjen e PD.

Pergjigja e PD

pergjigja1

 

letra

 

Fraksion.com