AktualitetTë fundit

Komisioni i Sigurisë i rrëzon Metës dekretin për vettingun në polici

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit Meta për kthimin e ligjit të vettingut në policinë e shtetit.

Sipas dekretit të presidentit Vettingu nga SHÇBA cënon paanshmërinë si dhe cënohen standardet e ligjit eksiztues. Gjatë seancës Lleshaj tha se ky ligj nuk vë në presion Policinë e Shtetit.

“Pra nëse ne pretendojmë që është prekur pavarësia e procesit sepse këta personat e fazës së dytë dhe të tretë janë në varësi të ministrit, atëherë edhe me ligjin e mëparshëm kjo pavarësi është e prekur, sepse edhe me ligjin e mëparshëm personat që do të bëjnë këtë proces janë në varësi të ministrit. Pra kjo bie.

Pretendimi i Presidentit është që nëse i japim më shumë kohë procesit në e vëmë në presion njerëzit që janë në proces vetingut. Vetingu është një proces që do të vazhdojë edhe kur të mbarojë ky ligj. Nëse ka njerëz që ndihen nën presion nga vettingu, shumë mirë le të ndihet nën presion kush ka arsye për tu ndjerë nën presion.

Shumica absolute e policisë nuk është nën presion nga vettingu sepse nuk presin asgjë të ndodhë nga vettingu. Ju ftoj që ti qëndroni vendimit të mëparshëm për ta lënë në fuqi ligjin, për ta rrëzuar dekretin e presidentit për arsye se përmes kësaj ne jemi të sigurt që i japim një ritën të ri procesit”, tha Lleshaj.

 

Fraksion.com