Kalon afati i lindjes së Meghan Markle
Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle nuk ka lindur ende, ndonëse nëntë muaj janë mbyllur.
Dukesha e Sussex nuk ka lëvizur nga Frogmore Cottage, ku jeton me princin Harry, ndërkohë që kujdeset nga e ëma Doria, ndërsa pritet të lindë në shtëpi.
Dita e fundit e afatit të lindjes ishte 3 maji, ndërkohë që pritet që mjekët të stimulojnë kontraksionet për të lindur fëmijën.
Sipas mjekëve brenda 48 orëve në vijim kontraksionet do të stimulohen dhe me gjasë pritet të dalë nga shtëpia dhe të shtrohet në Frimley Park Hospital, të Surrey.
Kështu me gjasë Meghan do të humbasë intimitetin e lindjes së fëmijës.