Këngëtarja shqiptare, e ftuara e nderit nga Michelle Obama
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha po njeh famë ndërkombëtare në rritje.
Ajo është kthyer si një nga emrat më të preferuar muzikorë për të rinjtë në mbarë botën.
Me hitet e saj ka fituar zemrat shumë fansave.
Së fundmi, ka befasuar studentët në Universitetit të Tampas në Florida, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke performuar para tyre në atë njihet si “Dita e Këndimit në Kolegje”.
Këngëtarja shqiptare ka qenë njëra ndër të ftuarit e nderit e organizatores Michelle Obama, bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, që qeverisi në SHBA përgjatë viteve 2009-2017.
Teksa është takuar dhe fotografuar me ish-zonjën e parë, Bebe Rexha publikoi një fotografi në rrjetin social nga ky takim, në mbishkrimin e së cilës i ka dhënë një epitet të veçantë Michelles.
“Me presidenten time të ardhshme, zonjën Michelle Obama”, janë fjalët e këngëtares shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.