AktualitetRajoniTë fundit

Vuçiq në aksion pas Berlinit: Takon Salvinin e Mogherinin për të folur rreth Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të udhëtojë në Romë më 8 maj për të takuar zëvendëskryeministrin e Italisë, Mateo Salvinin.

Siç shkruan gazeta serbe “Blic”, temë diskutimi do të jetë çështja e zgjidhjes së problemit me Republikën e Kosovës.

Ndërkohë ndër të tjera mësohet se Vuçiq në të njëjtën ditë do të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Tiranë, në prag të fillimit të Samitit të Brdo-Brionit.

Lidhur më këtë samit ka folur dje edhe shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka treguar se pjesëmarrja e Vuçiqit në këtë samit do të jetë pjesë e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje sa i përket çështjes së Kosovës.

Këto takime të Vuçiqit, vijnë pas Samitit të Berlinit të mbajtur me 29 prill në Gjermani, ku Kosova dhe Serbia u pajtuan që të vazhdojnë dialogun.

Ndërkohë pas Berlinit, në lëvizje janë vënë edhe SHBA-të. Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo do të udhëtojë drejt Berlinit, për të takuar kancelaren Angela Merkel, me të cilën do të flasin për çështjen e Ballkanit Perëndimor.

 

Fraksion.com