AktualitetBota+Të fundit

Vizatimi i Mandelës shitet për më shumë se 100 mijë dollarë

Një vizatim i qelisë së burgut i bërë nga presidenti i ndjerë i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, u shit në një ankand në Nju Jork për 112,575 dollarë.

Vlera e vizatimit “Dera e Qelisë”, i cili u përfundua nga Mandela në vitin 2002, i tejkaloi pritjet prej 60 mijë deri në 90 mijë dollarë.

Qelia i përkiste burgut në Roben Ajllënd, pranë Kejp Taunit.

Mandela ka qenë i burgosur atje, përpara se të bëhej president.

Ai ka qenë në burg 27 vjet dhe ka frymëzuar luftën kundër aparteidit.

Mandela ka vdekur në vitin 2013.

 

Fraksion.com